gjashtë sifat sahabah të profetit
Albanian
Prezantim
Sahabah (r.a ) kishin shume cilesi , dijetaret kanë zgjedhur disa prej tyre, ne qofte se i praktikojme ato e gjithe feja do te jete e lehte per tu praktikuar.
1.Iman
ال اله اال للا
Qellimi
Te heqim nga zemrat tona bindjet e kota dhe te fusim ne zemer besimin vetem tek Allahu (xh.sh)
Shperblim
Hazret Muadh Ibn Xhabel (r.a) ka raportuar se i Derguari i Allahut (s.a.w.s) ka thënë: Ai qe fjalen e fundit e ka ( ) do te hyjë në Xhenet. (Adu Daud dhe Hakim )
Si ta sjellim ne jeten tonë
Davet
Ne çdo gjendje para se te kerkojme ndihme nga krijesat te kerkojme ndihme tek Allahu (xh.sh)
محمد رسول للا صىل للا عليه و سلم
Qêllimi
Te besojme se e vetmja rruge e suksesit eshte rruga e Proftetit (s.a.w.s) dhe çdo rruge tjeter na çon ne humbje.
Shpërblim
Hazret Ebu Hurera r.a ka reportuar se i Derguari i Allahut (s.a.w.s) ka thënë: Ai qe mbahet fort ne synetin tim ne kohe te vështira do te kete shperblimin e 100 shehidave.
Si ta sjellim ne jeten tone .
Davet
Të përpiqemi te sjellim nje Sunet ndo dite ne jeten tone ditore. Te bejme dua.
Namazi
Qellimi
Si ta bejme jeten tone jasht namazit te njejt me ate brenda ne namaz.
Shperblim
Hazret Xhabir r.a ka thene se e ka dëgjuar te derguarin e Allahut (s.a.w.s) te kete thene: Shembulli i 5 Namazeve ditore eshte i njejte si shembulli i nje lumi qe rrjedh para shtepise se nje personi qe lahet ne te 5 here ne dite. (Muslimi)
Si ta sjellim ne jeten tone
Davet
Te falim sa me shume namaz nafile qe te përmesojme perqendrimin ne namz. Te perpiqemi ta falim namazin ne xhami me xhemat me tekbirin fillestar.
3 Dija
Qellimi
Te mesojme se cfar Allahu (xh.sh) kerkon nga ne në çdo moment
Shperblimi
Hazret Ebu Darda r.a trasmeton, ” E kam degjuar te Derguarin e Allahut (s.a.w.s) duke thënë: Ai qe merr rrugen per te kerkuar dije , Allahu do i mondosoi atij te ece ne nje nga rruget e xhenetit. Dhe vertet Engjejt hapin krahet e tyre per ate person qe kerkon dije. Vertet cdo krijes ne qiej dhe toke dhe peshqit ne oqean kerkojne falje per Dijetarin. Vetet ndryshimi midis Dijetarit dhe personit me te devotshem eshte sikur ndryshimi i henes se plote dhe yjeve. Dhe vertet Dijetaret jane pasardhesit e profeteve. Profetet nuk lan trashgimi pasuri por si trashgimi ata lanë dije.
Si ta sjellim ne jeten tone
Davet
Te shkojme tek dijetaret per te marre Masalet e fese dhe te ulemi ne Talim per te marre Fazailet e fese. Dua
Dhiker
Qellimi
Vazhdimisht ta kujtojme Allahun
Shperblim
Hazret Ebu Musa r.a ka reportuar se i Derguari i Allahut (s.a.w.s) ka thene: Shembulli i atij qe kujton Allahun dhe atij qe nuk e kujton Allahun eshte si shembulli i nje personi te gjall me nje person te vdekur.( Buhari, Muslim)
Si ta sjellim ne jeten tone
Davet
Nje person qe nuk eshte hafiz te lexoje 1 xhuz Kur’an cdo dite dhe nje person qe eshte hafiz te lexoje 3 xhuze ne dite.
Duhet te bejme cdo dite tri tesbite ne mengjes dhe ne mbremje 100 here Subhanallah deri ne fund
100 here salavate mbi profetin (s.a.w.s) 100 here istigfar
Te lexojme duate para se te fillojme nje pune dhe pasi ta mbarojme ate.
4 Ikramul Muslimin
Qellimi
Te respektojme vellezerit tane musliman
Shperblim
Hazret Ebu Hurera r.a ka trasmetuar se i Derguari i Allahut (s.a.w.s) ka thene: kush ia largon nje veshtiresi vellait te tij musliman Allahu xh.sh do t’ia largoje nje veshtiresi nga veshtiresite e dites se kijametit. Kush ndihmon dike ne veshtiresi , Allahu do ja beje te lehte kete bote dhe boten tjtr. Kush i’a mbulon mangesit vllait te tij musliman Allahu do t’ia mbuloje mangesite e tij ne kete bote dhe boten tjeter. Allahu e ndihmon robin i tij per aq kohe sa ai e ndihmon vellain i tij musliman.
Si ta sjellim ne jeten tone
Davet
Fillimisht te permbushim te drejtat e te tjereve. Se dyti , ti japim preference te drejtave te te tjereve perpara te drejtave te vetes sone. Se treti, te heqim dore nga te trejtat tona per te drejtat e vellait musliman.
Te bejme sa me shume dua.
5. Sinqeriteti
Qellimi
Ta bejme cdo gje vetem per hir te Allahut (xh.sh)
Shperblim
I pari i muslimaneve Omer Ibnul Hatabi r.a ka trasmetuar se e ka degjuar te Derguarin e Allahut (s.a.w.s) duke thene: Vertet te gjitha veprat jane gjykuar sipas qellimit dhe cdo kush do te marre ate c’ka ka pas per qellim.
Si ta sjellim ne jeten tone
Davet
Ne fillim , ne mes dhe ne fund te cdo pune duhet te kontrollojme njetin, qe cdo pune te jete vetem per hir te Allahut (xh.sh)
6. Dalja ne rruge te Allahut (xh.sh)
Qellimi
Qellimi i daljes në rrugën e Allahut xh.sh. Eshtë që të hapet komplet feja e Allahut xh.sh. në të gjithë dunjanë
, dhe të ringjallet përpjekja e Profetit a.s. në jetën e çdo personi nga umeti i Profetit a.s.
Shperblim
Transmetohet nga Enesi r.a se Profeti (s.a.w.s) ka thene: dalja e nje mengjesi ose e nje mbremje ne rrugen e Allahut (xh.sh) eshte me e mire se dunjaja dhe gjithcka qe ka ne te.
Si ta sjellim ne jeten tone
Davet
Te dalim ne rruget te Allahut xh.sh 4 muaj cdo vit, 10 dite cdo muaj dhe 8 ore cdo dite. Gjithashtu te marrim pjese ne 5 Amalet e Xhamise: Mashura , te ulemi ne xhami , te dalim xhoula , talim ne xhami dhe talim ne shtepite tona.
Te bejme sa me shum dua.